Kalo te përmbajtja

Fshirja e të Dhënave Personale

Ne në Pelikani.net respektojmë të drejtën tuaj për privatësi. Më poshtë gjeni mënyrat për të fshirë llogarinë dhe të dhënat tuaja plotësisht.

E REKOMANDUAR

Fshirje e Shpejtë nga Website

Mënyra më e shpejtë dhe automatike për të fshirë llogarinë tuaj.

Ndiqni këto hapa:
  1. Hyni në llogari (Login) në Pelikani.net
  2. Shkoni te "Profili Im" (My Profile)
  3. Shkoni në fund të faqes së profilit
  4. Klikoni butonin e kuq "Fshij Llogarinë"
  5. Konfirmoni fjalëkalimin tuaj për siguri
KUJDES: VEPRIM I PËRHERSHËM!

Fshirja e llogarisë do të eliminojë historikun e porosive, adresat dhe të dhënat e login-it. Ky veprim nuk mund të kthehet pas.

Llogaria mbyllet menjëherë. 30 ditë pas fshirjes fshihen të dhënat personale: emri, email-i, numrat e telefonit, adresa, fotoja, lidhjet me Google dhe Apple, të preferuarat, historiku i shikimeve dhe pronat e publikuara. Mesazhet dhe kërkesat për vizita që u keni dërguar agjentëve mbeten te ata si "Përdorues i fshirë", pa të dhënat tuaja të kontaktit. Pagesat dhe një shënim i fshirjes ruhen aq sa e kërkon ligji.

Keni problem me hyrjen në llogari?

Nëse nuk mbani mend fjalëkalimin ose nuk mund të hyni, na dërgoni një email zyrtar dhe stafi ynë do të procedojë kërkesën manualisht.

Dërgoni email te: info@pelikani.net

Subjekti: "Kërkesë për Fshirje të Llogarisë - [Emri Juaj]"

* Kërkesat me email mund të marrin deri në 30 ditë për verifikim dhe përpunim sipas GDPR/Ligjeve lokale.

Lexoni më shumë rreth Politikës së Privatësisë

Kthehu në fillim